×
  • Lajme
  • Lajme

    Endrit Shala që ishte pjesë e emisionit, flet për rrahjen në mes Molliqajt dhe Abazit

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 23:18

    Endrit Shala, kandidat për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate ka folur rreth përleshjes fizike në mes të Dardan Molliqajt nga PSD-ja dhe Haki Abazit nga Lëvizja Vetëvendosje.


    Shala i cili ishte i ftuar në emisionin Presing në T7, emision ky ku të ftuar ishin edhe Molliqaj dhe Abazi për të cilët raportohet se janë përleshur fizikisht, ka thënë për Gazetën Insajderi se nuk ka parë asgjë nga përleshja.

    “Nuk kam parë asgjë nga përleshja mes Molliqajt dhe Abazit, me të përfunduar emisioni kam dal nga zyret e televizionit”, ka thënë Shala për Insajderin.

    Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj i PSD-së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!