Ka përfunduar Marshi për Drejtësi i organizuar nga “Liria ka Emër”.
Në këtë marsh qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës për t’i dalë në përkrahje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po vazhdojnë të mbahen në Hagë, në kuadër të Dhomave të Specializuara.
I pranishëm në këtë marsh ishte edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Ai për një moment nuk ka arritur t’i mbajë lotët nga emocionet që përçoheshin përmes këtij marshi dhe të gjithë përkrahjes që iu dha babait të tij dhe të tjerëve bashkë ish-luftëtarë të UÇK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.