×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Endrit Thaçi rrëfen për momentin kur Hashim Thaçi u përshëndet me familjen para se të shkonte në Hagë

    Reporteri
    17 Shkurt 2023 | 20:35
    Endrit Thaçi

    Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit ka rrëfyer për momentin kur ish-presidenti u përshëndet me familjarët para se të shkonte në Hagë.

    Endriti tha se ish-presidenti Thaçi ka qenë shumë i qetë atë ditë, pasi është shprehur i sigurt se drejtësia do të triumfojë në fund, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Është përshëndet me ne, është përqafuar me ne, ka qenë shumë i qetë, ka shkuar me buzëqeshje, ne kemi qenë të emocionuar, ai ka qenë shumë i fortë. Ka qenë me vetbesim të lartë, kjo do të përfundojë mirë. Drejtësia do të triumfojë në luftën e UÇK-së, siç ka triumfuar çdo herë”, ka rrëfyer Endrit Thaçi në intervistë për Ditarin e Buzhalës.

    Atij vetë, Endriti tha se Thaçi ia la një mesazh.

    “Ditën e arrestimit, më ka përqafu shumë dhe më ka thënë se ky është vetëm një çmim i radhës që duhet ta paguajmë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” ka thënë ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!