Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka votuar së bashku me bashkëshorten e ish-presidentit, Lumnije Thaçi.
Endrit Thaçi fillimisht është parë me një maskë ku shkruan PDK dhe bluzën “Liria ka emër”, por i njëjti kur ka hyrë për të votuar është detyruar ta largojë dhe shihet me një maskë tjetër, shkruan Reporteri.net.
Për herë të parë, Endriti ka votuar pa prezencën e babait të tij, i cili gjendet në Hagë së bashku me ish-krerët e UÇK-së.
Ndryshe deri më tani kanë votuar thuajse të gjithë krerët e partive politike që garojnë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.