Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka uruar qytetarëve 15 vjetorin e pavarësisë përmes një videoje bashkë me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në videon e publikuar, Endriti tregon se babai i tij i kishte 39-vjet kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia.
“Endriti dhe unë ua urojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës të gjithë qytetarëve, kudo që jetoni. Por, po ashtu, Endriti ka një fakt interesant me e nda me ju për babain e tij, Hashim Thaçin”, ka shkruar Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.