Endriti, djali i presidentit Hashim Thaçi, në profilin e tij në Instagram ka postuar një foto interesante të babait të tij.
Në këtë foto, Thaçi shihet i rrethuar nga dy qenë të Sharrit. Kohë më parë, një qen i vogël i sharrit u bë atraksion në internet, meqë refuzoi t’i afrohej presidentit serb Vuciq dhe atij të Rusisë, Putin.
Derisa në foton e postuar nga djali i presidentit, ata duken shumë të relaksuar.
Presidenti Thaçi është një adhurues i bjeshkëve dhe shumë aktiv në hiking.