×
  • Lajme
  • Lajme

    Endriti: Vdekjen e gjyshit e pashë në sytë e babait atë ditë kur doli nga spitali, nuk e lejuan të vijë t’ia hedhë një grusht dhe Drenice mbi varr

    Reporteri
    18 Mars 2025 | 13:16

    Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka mbajtur një fjalim prekës pas ndarjes nga jeta të gjyshit të tij, Haxhi Thaçit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai në mbledhjen komemorative që po mbahet për të ndjerin, tha se gjyshi i tij ditët e fundit të jetës i kaloi duke pritur që biri i tij t’ia hapte derën e spitalit. Endrit tha se vdekjen e gjyshit të tij e pa në fytyrën e babait të tij, Hashim Thaçit ditën kur doli nga spitali, pasi Specialja e lejoi ta vizitojë.

    Por,ai tha se në këtë ditë të rëndë për familjen nuk e lejuan babain e tij që t’ia japë lamtumirën e fundit.

    “Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për të takuar babin dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë ishte më e madhe sesa dhimbja e sëmundjeve. Besimi në pafajësinë e tyre ishte më i hekurt sesa aktakuza e padrejtë. në muajt e fundit. Çdo ditë, ai priste që babi të hapte derën e spitalit. Nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa herë. Tre orë bashkëbisedim atë ditë u bënë orët më të rëndësishme të jetës së tij, një bisedë baba e bir, që të dy kërkonin lirinë që jemi, çlirimin. Vdekjen e shpejtë  të gjyshit e pashë në fytyrën e babit kur doli nga spitali.

    Gjyshi i mbijetoi të gjithë vuajtjet dhe dhimbjet që kaluam si popull. Por, këto katër vite nuk i mbijetoi vuajtjeve dhe dhimbjes nga padrejtësia, një sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë, krenarë dhe me dinjitet. Dhe siç thoshte shpesh gjyshi, ‘me vdekë pa u korit’. Gjysh as as sot nuk jemi koritur. Fatkeqësisht, babain nuk e lejuan ta japë lamtumirën e fundit me ne sot. Nuk e lejuan që t’i hedhë një grusht dheu të Drenicës mbi varr, por në vend të babait sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina. I madh dhe i përjetshëm do të jetë kujtimi ynë për ty gjysh” tha Endrit Thaçi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!