×
  • Lajme
  • Lajme

    Enes Goga i ashpër me hoxhën që pranon evolucionin: Ke dalë nga rruga e Kuranit

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 22:11

    Hoxha nga Peja Enes Goga ka akuzuar hoxhën Drilon Gashi se ka dalë nga rruga e Kuranit dhe sipas tij hoxhallarët nuk e bëjnë këtë, shkruan Reporteri.net.


    Goga më tej e ka quajtur Gashin si një hoxhë të nivelit të ultë.

    Hoxha nga Peja Enes Goga ka akuzuar hoxhën Drilon Gashi se ka dale nga rruga e Kuranit dhe sipas tij hoxhallarët nuk e bëjnë këtë.

    Goga më tej e ka quajtur Gashin si një hoxhë të nivelit të ultë.

    “z.Gashi sa ka qenë hoxhë për më pak se dy vite ka qenë ndër nivelin mesatar, një imam i pavërejtur në xhematin e Pejës, në qytetin tonë. Në dallim nga imamët e tjerë, qoftë në raportin me xhami, me komunitetin, nxënësit, ky ka qenë në nivel shumë të ultë. Dikush ka gjetur rrugën të bëhet i njohur dhe atraktiv”, ka deklaruar Goga në T7.

    Ndërsa hoxha Drilon Gashi akuzoi se Goga e ka quajtur qafir, ndërsa ka treguar se si e ka qortuar Komisioni Disiplinor.

    “Kam qenë në Komision Displinor. Ahmet Rama tha se du me ta jap 1 thupur dënim për mos me dalë më në media. Dy orë e gjysmë më ka mbajt komisioni, por nuk me kanë tregu se ku kam gabuar. Komisioni më ka kërku për disa akzua që m’i ka bo Enes Goga. Ai më ka thënë qafir”, tha Gashi. /Reporteri.net/.

    Hoxha që u largua nga BIK, tregon pse e pranon evolucionin: Kurani nuk jep detaje për krijimin e njeriut

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!