Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar vendosjen e flamurit dardan në Presidencë.
Hasani në Pressing të T7 tha se ai është flamur historik dhe vendosja e tij në Presidencë është gabim.
“Unë mendoj që është gabim se nuk është përcaktim ligjor dhe kushtetues. Ai është flamur historik, ai duhet ta ketë diku vendin si antikitet që kur vijnë mysafirët e jashtëm me ju shpjegu si ka qenë historia e tij. Atë flamur i cili ka qenë fuqi mobilizuese e pjesës dërrmuese të shqiptarëve të Kosovës në vitet më të vështira të mbijetesës por që me kalimin e kohës është ndryshuar”, ka thënë Hasani për T7.
“Pa asnjë diskutim është gabim, sepse përçon mesazhe politike. Atë flamur e kanë trashëgu vetëm një pjesë e spektrit politik”, tha Hasani
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.