Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në T7 se në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, presidenti Hashim Thaçi nuk mund të largojë taksën, por vetëm të merret me temën e koronavirusit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme të cilën e kundërshtoi kryeministri. Duhen 2/3 e votave të deputetëve të pranishëm në Kuvend që gjendja e jashtëzakonshme të shpallet.
Presidenti merr kompetenca shtesë me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
‘’Nuk mund Presidenti të bëjë asgjë përveç asaj që thuhet në nenin 84. Presidenti merr kontrollin e FSK’së. Nuk guxon të largojë taksën, nuk mund të bëjë asgjë në qeveri. Vetëm merr masa për koronavirusin’’, thotë Hasani.
‘’Edhe po të ngjallej Stalini nuk mund të bëjë gjëra jashtë kompetencave. Kuvendi është Gjykata kushtetuese në këtë rast. Askush nuk ka nevojë të bëhet marak’, ’shton ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.