Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka hedhur kritika në drejtim të Kryeministrit, Albin Kurti.
Hoxhaj tha se kreu i ekzekutivit duhej të merrej urgjent me sigurimin e vaksinave dhe jo të shkonte për fushatë në Shqipëri.
“Do të bëjmë një opozitë që do ta ketë rolin vëzhgues dhe monitorues. Zoti Kurti në këto tre javët e fundit është duke dështuar thellë. Kam pritë që kur ta merr detyrën e Kryeministri të merret me detyra konkrete. Kam prit që kur ta merr detyrën të shkonte në Stamboll, Bruksel dhe Emirate të siguronte vaksina, por e kemi pa atë në Shqipëri, në Lezhë dhe Gjirokastër. Ky vend ka nevojë për një opozitë që t’ia hapë sytë zotit Kurti sepse ai nuk është në tokë të bukës, siç thotë populli” tha Hoxhaj në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.