Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se për temën e vizave përgjegjësinë e kanë “këta që janë në institucionet e Kosovës”.
Kurse për mungesë të vendimit, Hoxhaj thotë se përgjegjësinë e kanë Franca dhe Bashkimi Evropian dhe sjellja e tyre raciste.
“Kjo duhet të thuhet qartë. Unë nuk po e them këtë sepse jam në opozitë, apo sepse kam ndonjë paragjykim në raport me zonjën Osmani dhe zotin Kurti, të dy e përfaqësojnë Kosovën. Qeveria e Kosovës e përfaqëson opozitën dhe qytetarët, por gjërat duhet të thuhet troq”, tha Hoxhaj në Argument Plus të RTV21.
I pyetur se a ka shpresë që këtë vit të liberalizohen vizat për Kosovën, Hoxhaj tha se kjo gjë mbetet të shihet, pasi sipas tij, Bashkimi Evropian është fokusuar tek siguria.
Më 23 qershor, në fjalimin e saj të mbajtur në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar mbështetjen e shteteve anëtare, që të japin një mesazh të qartë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.