×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj: Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, synojmë ta sfidojmë Albin Kurtin dhe PDK-në ta kthejmë të parën

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 20:59

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur për shpalljen e Konventës më 3 korrik ku do të zgjedhën organet e reja të kësaj partie.


    Ai thotë se synojnë që pas zgjedhjet së kryetarit të ri dhe Kryesisë së re, synojnë ta sfidojnë politikisht Albin Kurtin dhe ta bëjnë PDK-në parti të parë.

    “Qëllimi i Konventës të jemi sa më të mobilizuar për zgjedhjet lokale, që të jetë një ngjarje dikush që zgjidhet ai të jetë që pas 2-3 vitesh vërtetë e sfidon qeverinë dhe e kthen pozitën e parë. Nuk kemi mundur të rrimë në gjendjen e ‘status quos’. Kush mund të jetë, cilët kolegë mund ta mbështesim, është në dorë të Konventës, i cili pas 2-3 vitesh e sfidon Albin Kurtin politikisht”, ka thënë Hoxhaj në emisionin ‘Pressing’, në T7, shkruan Reporteri.net.

    Hoxhaj i pyetur nëse do të kandidojë, ai nuk ka dashur të japë përgjigje.

    “Nëse unë garoj më duhet me fol me kolegët e mi në Kryesi, kryetarv degësh, delegatësh dhe program im duket kështu dhe po kërkoj mandatin dhe besimin”, ka thënë Hoxhaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!