×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj: Skenderaj, përjetësisht pulsi dhe shpirti i PDK-së

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 12:33

    Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takim me strukturat e partisë në Skenderaj.


    Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Skenderaj ka qenë gjithmonë pas Hashim Thaçit, e ka mbështetur vazhdimisht Kadri Veselin dhe do të jetë përjetësisht pulsi dhe shpirti i PDK-së, shkruan Reporteri.net.

    “Skënderaj ka qenë gjithmonë pas Hashim Thaçit, e ka mbështetur vazhdimisht Kadri Veselin dhe do të jetë përjetësisht pulsi dhe shpirti i PDK-së. Solidarizimi me vlerat e luftës dhe mbrojtjes së themeluesve të UÇK-së e të shtetit, po kthehet në forcë e vullnet gjithandej në përkrahje të PDK-së. Këtë e ndjeva e mbrëmë, ku së bashku me kryetarin Sami Lushtaku patëm një takim të jashtëzakonshëm me strukturat tona në këtë komunë. Faleminderit Skënderaj për pritjen, mobilizimin dhe mbështetjen e përhershme. #HoxhajKryeministër”, ka shkruar Hoxhaj

    Kjo deklaratë e Hoxhaj në krahë me Sami Lushtakun në Skenderaj, është edhe një lloj “thumbimi” për kreun e kësaj komune, Bekim Jashari, i cili është në “luftë” me Samiun se kush do të triumfojë në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit, pasi pritet të jenë kandidat për kryetar komune. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!