×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj thotë se Joe Biden ju dërgoi letër ku kërkoi votimin e Gjykatës Speciale

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 22:08

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden kanë pranuar letra që duhet të votohet Gjykata Speciale.


    “Zv/presidenti Biden në atë kohë ka dërguar letër në Kosovës që të votohet kjo Gjykatë. Nëse keni dëshirë këtë letër e publikojmë qysh nesër. Atë letër Biden e kishte dërguar te Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi”, tha Hoxhaj në “Debat Plus”.

    Hoxhaj thotë se letra tregonte se është kërkesë e amerikanëve që të votohet Gjykata Speciale.

    “Kërkesa të tilla kemi pasur edhe nga evropianët”.

    Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së thotë se në atë kohë kërkesë e madhe e partnerëve ka qenë votimi i Gjykatës Speciale.

    Hoxhaj thotë se nuk është në rregull që në vitin 2020 të ngritët mjegull për çështjen e ngritjes së Gjykatës Speciale.

    “Procesi i themelimit të Gjykatës Speciale nuk ka qenë i varur nga Kosova. Ai proces është bërë nga bashkësia ndërkombëtare edhe para vitit 2015”, tha Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!