×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj vizitë në Tiranë të mërkurën, takon krerët më të lartë të shtetit shqiptar

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 23:18

    Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, do të qëndroj të mërkurën në Shqipëri ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e shtetit.


    Hoxhaj do të takohet me presidentin shqiptar Ilir Meta, me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe me kryeministrin Edi Rama.

    Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i PDK-së do të takoj edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulëzim Basha, ndërsa do të pritet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

    Në këto takime kreu i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj pritet të diskutoj për zhvillimet politike në vend dhe rajon, për projektet dhe planin e tij qeverisës, për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që duhet ta kenë Tirana e Prishtina zyrtare në sfidat ndërkombëtare, me theks të veçantë pas shkuarjes në Hagë të krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!