×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Robelli shpërthen në akuza ndaj Albin Kurtit: Për leverdi elektorale edhe tradhtarët i bën patriot

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 20:33

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pak më parë njoftoi se në partinë e tij ka aderuar ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna.


    Kurti në postimin e bërë në Facebook thuri lavde për të shkuarën e Dobrunës, duke thënë se se gjatë luftës ai asnjë ditë të vetme nuk ka qenë jashtë Kosovës.

    Por pas marrjes në parti të Dobrunës ndaj Kurtit ka hedhur akuza gazetari Enver Robelli, duke i thënë kreut të VV-së se për leverdi elektorale edhe tradhtarët i bën patriot, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Robellit në Facebook:

    Prej “Hashim, shko në Hagë”, “Thaçi vetëm ka mbetur ta martojë djalin me vajzën e Vuçiqit” e deri te akuza aluduese se Thaçi mund të jetë i përzier në zhdukjen e Behajdin Hallaçit.

    Të gjitha këto i ka thënë lideri i “pagabueshëm” i popullizmit vetëvendosës. Tash, përnjëherë, e ndërron kasetën për arsye elektorale, madje duke i ofruar strehë edhe “kryetarit të Gjykatës së UÇK-së” dhe duke ia lëshuar atij certifikatën e patriotit.

    Sepse kush është patriot në këtë vend, për këtë vendos lideri vetëvendosës në zyrën e tij. Nganjëherë, kur shihet ndonjë leverdi elektorale, tradhtari i djeshëm bëhet sot patriot, e patrioti i sotëm nesër lehtësisht mund të bëhet tradhtar. Punë prioritetesh.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!