Në mars të vitit 1972 saktësisht me 14 mars, mjekët kosovarë e diagnostifikuan sëmundjen “variola vera”, apo siç njihej në popull “Lija”, një virus mjaft i rrezikshëm dhe vdekjeprurës, e cila ua mori jetën 26 qytetarëve.
Epidemiologu Sinan Rizvanolli në një rrëfim në Edicionin Special në Klan Kosova, ka treguar se si u menaxhua kjo sëmundje ngjitëse gjatë asaj periudhe.
“Janë mjekët kosovarë që e diagnostifikuan, pasi këtë sëmundje nuk e njohën në Beograd dhe të sëmurin nga varjola që kishte pasë kontakt me haxhiun që e kishte sjell këtë sëmundje, ua treguan studentëve si rast alergjik i shkaktuar nga penicilina”.
Rizvanolli ka treguar që mjeku i parë që e diagnostifikoi këtë sëmundje ishte Agim Serhati nga Gjakova.
“Atij nuk iu mor për bazë, pasi ishte mjek i ri dhe askush nuk e mori seriozisht atë që tha Dr. Agimi. Rastet e para që u paraqiten ishin nga fshati Dejn i Komunës së Rahovecit”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.