Epidemiologu shqiptar, Taulant Muka, ka thënë se Kosova e Shqipëria nuk kanë kapacitet që të përballojnë një shtim të madh të rasteve me Covid-19.
Ai kritikoi masat e hapjes që janë marrë, por tha se edhe qasja e Suedisë ndaj virusit nuk kanë qenë më të mirat dhe se edhe atje po kritikohen këto masa.
“Nuk i kemi kapacitet e Suedisë për tu hapur”, thotë Muka.
“Në fillim kishim një izolim total. Ndoshta të pajustifikuar. Por kjo ndodhi edhe nga padija rreth virusit. Pastaj nga asgjë kaluam në hapje thuajse kishim çrrënjosur virusin”, shton ai.
“Shqipëria ka vetëm një laborator për zbulimin e rasteve të reja. Edhe Kosova”, tha ai në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.