Ish-zyrtari i lartë i LDK’së, Eqrem Kryeziu, që tash e një kohë është tërhequr nga politika dhe angazhimi aktiv në LDK, mbështet qëndrimin e Vjosa Osmanit në Kuvend, atë ditë kur u rrëzua Qeveria Kurti.
Kryeziu sot ka shkruar direkt se nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani ka mbajtur qëndrim parimor në lidhje me mocionin pë rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Ish-zyrtari i LDK’së thotë se miqtë e tij në LDK, që kishin qëndrim të kundër me Osmanin, nuk duhet t’u mbetet hatri, sepse sipas Kryeziut, ata janë janë shumica.
“Nuk është e ndershme po nuk e pranuam botërisht se zonja Vjosa Osmani mbajti një qëndrim parimor për t’u admiruar në Kuvendin e Kosovës së fundmi. Sigurisht se kam miq në Lidhjen Demokratike të Kosovës që vepruan ndryshe nga Vjosa. Nuk do të dëshiroja ta ndiejnë veten të fyer nga deklarimi im, por ata mund tangushëllojnë veten, sepse janë më shumë”, ka shkruar Kryeziu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.