Në orët e para të mëngjesit të së dielës, disa persona që kishin ardhur nga Shqipëria janë sulmuar në një restorant
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në ora 03:00 të mëngjesit të së dielës, janë sulmuar në Prizren katër shtetas të Shqipërisë.
Sipas njoftimit disa persona të panjohur i kishin sulmuar katër shtetasit e Shqipërisë, të cilët kishin për ta përcjellë një organizim muzikor në një diskotekë në Prizren, kishin sulmuar ata.
Policia ka bërë të ditur se të lënduarit janë dy femra dhe dy meshkuj dhe se të gjithë kishin pësuar lëndime trupore dhe se të dyshuarit janë larguar nga vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.