×
  • Lajme
  • Lajme / Presidenca

    Erdogan uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Nënvizoi mbështetjen e palëkundur të Turqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial

    Reporteri
    17 Shkurt 2025 | 19:05

    Presidentja Vjosa ka pranuar një mesazh urimi për 17-vjetorin e Pavarësisë, edhe nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Erdogan ka nënvizuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për sovranitetin, integritetin territorial dhe përpjekjet e Kosovës për afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke rikujtuar rolin e shtetit të tij, si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Në mesazhin e tij, Presidenti Erdoğan i ka shprehur Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta në emrin e tij dhe të kombit turk, duke ritheksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Tutje thuhet se Erdogan ka theksuar vullnetin e përbashkët për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!