Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga veriu dhe verilindja. Herë pas here priten reshje kryesisht bore të cilat do të shtojnë shtresat e borës sidomos në viset kodrinore-malore.
Mund të ketë edhe riga shiu orëve të mesdites në shumë ultësira. Temperaturat pritet të luhaten nga -2 deri në 5 gradë Celsius, por ndjenja e ajrit të ftohtë do të jetë më e theksuar se temperatura reale për shkak të erërave të ftohta.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por në disa zona të Shqipërisë do të ketë intervale të gjata kohore me diell. Ende priten reshje të herëpashershme, lokale bore e shiu në zonat më të ulëta në Maqedoninë Veriore, Luginë dhe veri të Malit të Zi e më pak në viset kontinentale të Shqipërisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.