Reshje bore mëngjesin e hershëm të ditës së martë. Temperaturat në rënie.
Të reshurat e shiut gjatë natës pritet të shndërrohen në reshje dëbore, me kalimin e frontit të ftohtë mbi vend.
Këto reshje shoqërohen edhe me erëra të ftohta veriore, që frynë me hove deri në 15m/s. Orëve të para të ditës së martë reshjet pushojnë, e gjatë ditës do të mbajë mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell më vonë pasdite. Temperaturat minimale zbresin në -1C deri 1C, e maksimalet gjatë ditës shkojnë në 3C deri 5C, njofton Prishtina Weather.
Më shumë vranësira do të ketë edhe ditën e mërkurë, derisa ditën e enjtë paraqiten edhe reshje lokale shiu, ndërkohë që temperaturat shënojnë rritje deri në 13C. Të premten reshjet e shiut vazhdojnë kohëpaskohe, e vë më vonë, me kalimin e një frontit të ftohtë, shndërrohen edhe në borë, duke vazhduar edhe orëve të para të ditës së shtunë. Të premten fillimisht mbetet mot i butë, me maksimale deri në 11C, por se të shtunën temperaturat pësojnë rënie deri në 0C.
Indeksi i cilësisë së ajrit gjatë ditës do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes në kushte qetësie, me rritjen e koncentrimeve të ndotësve ajror, kalon edhe në vlera të dobëta, apo shkurtimisht edhe në jashtëzakonisht të dobëta, të martën mbrëma.