×
  • Lajme
  • Lajme

    Erëra të fuqishme në disa qytete të Kosovës, shkaktohen probleme me rrymë

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 11:01

    KEDS-i ka njoftuar se si pasojë e erërave të fuqishme, janë shkaktuar prishje të shtyllave elektrike dhe për pasojë në rajonin e Pejës, Mitrovicës, Prizrenit e Gjakovës ka problem me energji elektrike.


    KEDS-i bën me dije se shumë shtylla janë thyer, si dhe ka përçues (tela) të këputur.

    “Dhjetëra ekipe të KEDS-it janë gjatë gjithë kohës në terren dhe po bëjnë maksimumin që prishjet të sanohen në kohën më të shkurtër të mundshme”.

    “Për t`u evituar këto situata, KEDS po bën investime të fuqishme anëkend vendit, sikurse ka bërë mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrjetit. Por, dihet se rrjeti i trashëguar ishte në gjendje mjaft të rëndë që e bën të pamundur të ndërrohet komplet për një kohë kaq të shkurtër. Në këto rrethana kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve”, theksohet në një njoftim të KEDS, transmeton Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!