×
  • Lajme
  • Lajme

    Ermal Panduri në festën e VV-së, shkon për ta lypë Artane Rizvanollin për debat

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 21:06

    Gazetari Ermal Panduri sot ka marrë pjesë në festimin e 20 vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai lë të kuptohet se në festë shkoi për ta kërkuar për debat Ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për skandalin energjetik ku shteti dha garanci bankare për operatorë private, po vazhdon ende.

    Ka ditë që Panduri po e fton ministren Rizvanolli që të marrë pjesë në Debat Plus për të diskutuar lidhur me këtë skandal.

    “E lypsha Artanen.”, ka shkruar gazetari Panduri në Facebook.

     

    Ndryshe, para disa ditësh, Panduri në emisionin e tij, ‘Debat Plus’, ka prezantuar një hulumtim që shfaq keqpërdorime në çështjen e energjisë elektrike në Kosovë, ku janë të përfshirë shumë aktorë të rëndësishëm dhe vendimmarrës.

    Në këtë hulumtim Panduri ka thënë se shihet qartë kapja totale e një prej institucioneve kryesore të energjisë – KOSTT-it.

    Pozicionet kyçe në këtë institucion mbahen nga persona që kanë lidhje direkte ose indirekte me zyrtarët më të lartë të shtetit dhe pushtetit.

    Ky garancion bankar milionësh, nga viti i ardhshëm do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin më të madh të faturave, që do ta paguajnë qytetarët k thënë Panduri.

    Ai tutje ka treguar se është hulumtuar dhe analizuar gjatë ku del se ky veprim i KOSTT-it është jashtëzakonisht i dyshimtë.

    Por, KOSTT-i nuk është i vetëm ka thënë Panduri duke shtuar se këtu përfshihen thellë edhe Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave, me në krye shefat e tyre.

    ‘’Puna shkon deri tek Kuvendi i Kosovës, që po del se nuk ka qenë fare në dijeni se një organ që do duhej t’i përgjigjej atij, ka lëshuar një fletëgarancion bankar për një operator privat’’, ka thënë ai.

    Tutje Panduri ka thënë se nga taksat tona shteti i jep garancion në bankë – një privati.

    ”Bëhet fjalë për Ankandin Solar 100 MW, që ishte i pari i shpallur nga institucionet e Kosovës’’, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!