×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar mbërrin sot në Tiranë, në ora 16:00 takohet me kryeministrin Rama

    Reporteri
    11 Prill 2023 | 13:33

    I dërguari i Posaçëm i Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar pasditen e kësaj të marte mbërrin në Tiranë.

    Diplomati amerikan pritet që të takojë në orën 16:00 kryeministrin Edi Rama dhe një orë më pas kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

    Nesër ka në agjendë të parë tre takime me protagonistët e PD-së, me kreun e të komanduar Enkelejd Alibeaj, me sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe me deputeten Jorida Tabaku.

    Gjithashtu po nesër pritet që në orën 11:30 të zhvillojë një takim, me kreun e PL, Ilir Metën.

    Nuk ka një takim me Sali Berishën apo deputetët tjerë që i takojnë grupimit të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!