Emisari amerikan, Gabriel Esobar, ka rikonfirmuar edhe një herë “telashet” e SHBA-së me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas zëvendës-ndihmës Sekretarit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, problemi qëndron tek komunikimi, ndonëse thekson se “partneriteti mes SHBA-së është mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës”.
“Kjo nuk varet nga një njeri apo një parti”, shton Escobar, i cili pastaj pohon se “së fundmi kemi problem me komunikimin me kryeministrin Kurti”.
Sipas emisarit amerikan që nesër ateron në Prishtinë, “telashe” me Kryeministrin Kurti nuk ka veç SHBA-ja, por edhe partnerët tjerë, si BE, NATO e Britania e Madhe. Ai e veçon edhe Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
“Por do të thosha se së fundmi kemi problem me komunikim me kryeministrin Kurti. Nuk është vetëm SHBA-ja. Nuk është problem që e ka vetëm SHBA-ja, është problem që e ka Kosova në komunikimet me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, dhe me shumë shtete të tjera, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dikur kemi pasur partneritet më të mirë dhe ne duam që të kemi partneritet të tillë”, tha Escobar, në një diskutim online me gazetarë, nga Brukseli, ku po merr pjesë edhe gazeta online Reporteri.net.
“Dikur kemi pasur partneritet më të mirë dhe ne duam që të kemi partneritet të tillë”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.