×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Escobari në Kosovë për çështjen e dinarit, jep pesë arsye pse vendimi është i dëmshëm

    Reporteri
    12 Mars 2024 | 21:37

    Zëvendës-ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar, një ditë para vizitës së tij në Kosovë, ka mbajtur një takim online me gazetarët për të përçuar mesazhet e tij. Ai ka treguar arsyen e vizitës së tij në Kosovë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Escobar ka insistuar se vendimi për dinarin është i dëmshëm dhe për këtë ka përmendur pesë arsye.

    Ai madje ka konfirmuar atë që tashmë dihej, se “SHBA-ja ka vështirësi në komunikim me kryeministrin Kurti”. Mirëpo ai ka përmendur edhe shtete të tjera që kanë të njëjtin problem me Kurtin.

    Përfaqësuesi i lartë amerikan i ka bërë thirrje Kosovës që të implementojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Ka refuzuar çfarëdo arsyetimi nga Kosova.

    Gazeta Reporteri javën që shkoi raportoi eksluzivisht, se Administrata amerikane ka limituar nivelin e bashkëpunimit dhe takimeve me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si ‘masë kufizuese’ ndaj tij. Shkak, moskoordinimi i përgjithshëm në çështjet që mund të ngadalësojnë apo rrezikojnë progresin në implementimin e marrëveshjeve të Brukselit, me Serbinë.

    Në raportimin e 7 marsit 2024, gazeta Reporteri, duke u thirrur në burime të besueshme diplomatike paralajmëroi se “porosi të qarta dhe të domosdoshme” për Qeverinë e Kosovës pritet të vijnë shpejtë nga SHBA-ja”. E ato i dha sot Escobar nga Brukseli, e të tjera pritet t’i lë në Prishtinë gjatë qëndrimit dy ditorë, nesër dhe pasnesër.

    Për më shumë ndiqeni videon më poshtë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!