Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë që nga sot më 1 janar ka marrë drejtimin e Këshillit të Presidencës së Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta online Reporteri.net.
Në një postim në të bërë në platformën “X”, Presidentja Osmani ka thënë se mezi pret të punojë me presidentin Andrzej Dua, si dhe me kryeministrin Donald Tusk, për të siguruar të ardhmen që siç thotë ajo Kosova meriton.
“Mezi pres të vazhdojmë punën tonë me Presidentin Andrzej Duda dhe kryeministrit Donald Tusk për të siguruar të ardhmen që Kosova meriton. Ka ardhur koha për dhënien e statusit kandidat dhe heqjen e masave të padrejta të BE-së ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani në “X”.
Tutje presidentja ka shprehur vlerësim për Hungarinë dhe angazhimin e saj gjatë presidencës në mandatin e kaluar.
“Unë gjithashtu shpreh vlerësimin tim për Hungarinë për angazhimin e saj gjatë Presidencës së saj”, shkruan Osmani.
/Reporteri.net/
Congratulations to Poland as it takes the helm of the @EUCouncil Presidency.
I look forward to continuing our work with President @AndrzejDuda and Prime Minister @donaldtusk to secure the future Kosovo deserves. The time has come for granting candidate status and lifting the…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 1, 2025