Vëllezërit Hashim Thaçit kanë përfunduar vizitën e tyre në hapësirat e EULEX-it, ku ish-presidenti e kaloi natën.
Një nga vëllezërit tha se Thaçi është mirë me shëndet, shkruan Reporteri.net.
“Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, tha shkurt Gani Thaçi pasi doli nga EULEX, shkruan Reporteri.net.
Pas vëllezërve, Thaçin e ka vizituar edhe gruaja e tij Lumnije Thaçi.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për herë të parë prej që është në paraburgim në Haga nga viti 2020, natën e kaluar ka qëndruar në Kosovë.
Pas qëndrimi të djeshëm në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, ku ka bërë homazhe të varri i babait të tij, Thaçi natën e ka kaluar në zyrat e EULEX-it në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.