×
  • Lajme
  • Lajme

    Eskalimi i protestës në Shtërpcë, Policia: Nuk u përdor dhunë vetëm sprej

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 15:24

    Policia e Kosovës ka njoftuar për protestën dhe bllokimin e rrugës që është bërë sot rreth orës 10:00, në Shtërpcë.


    Sipas policisë, sot rreth orës 10:00, në Shtërpcë, në shenjë pakënaqësie lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në këtë lokacion, kanë protestuar rreth 60 persona, banorë të kësaj zone, të cilët kanë penguar qarkullimin e makinerisë drejt punishte  duke bllokuar rrugën.

    Më pas policia kanë njoftuar se në lokacionin e lartpërmendur kanë dalë zyrtarët policor të SP të Shtërpcës të mbështetur edhe nga NJRSH e Ferizajt.

    “Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhrat. Me këtë rast, policia i ka përdorur sprej dhe protestuesit janë shpërnda duke liruar rrugën”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.

    Në bashkëpunim me zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e protestuesve është dakorduar një takim i përbashkët  ditëve në vijim lidhur me kërkesat e tyre.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë për lajmi.net se Policia ka ndërhyrë vetëm pasi që këta banorë e kanë bllokuar rrugën dhe në asnjë moment dhuna fizike siç pretendohet nga pala serbe. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!