“Komunist”, “ministër i fundit i krahinës socialiste të Kosovës”, e quajti dje deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, kreun e partisë së tij, Isa Mustafa, pas një deklarate të këtij të fundit për Vjosa Osmanin në një debat televiziv.
Pas kësaj deklarate kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ia vlen të merrsh me Haxhi Avdylin, si dhe me Haki Abazin, ish-zv.kryeministër në qeverinë Kurti.
““Të merrem me deklaratat e Haxhi Avdylit dhe Haki Abazit është njëjtë si me rrëshqitë në gropë septike”, ka deklaruar Mustafa për lajmi.net.
Ndaj kësaj deklarate të Mustafës ka reaguar Haki Abazi, i cili ka thënë se nuk e pse ia paska zënë rrugën kreut të LDK-së.
“Se ç’ja paskam zënë rrugën Isës, e kuptoj e ka të rëndë me shku në Prapashticë se prof. Bulliqi ka mundësi që ja kërkon lejen e ndërtimit”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Por ai nuk është ndalur me kaq, duke thënë se Mustafa ka nisur ta luajë të çmendurin.
“Ka fillu me lujt të çmendurin për me ikë nga përgjegjësia e humbjeve në të gjitha zgjedhjet!”, ka shkruar Abazi.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.