×
  • Lajme
  • Lajme

    Eskalon politikani serb: E krahason UÇK-në me ISIS-in e Al-Kaidën

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 11:03

    Miratimi gjatë ditës së djeshme i Rezolutës për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.


    Me deklaratat e tij ka eskaluar politikani serb nga Partia e Bashkuar e Serbisë, Dragan Markoviq Palma i cili e ka krahasuar UÇK-në me organizatat terroriste si ISIS dhe Al-Kaida, transmeton Reporteri.net.

    “Rezoluta e miratuar nga krerët e UÇK-së mbi gjenocidin e supozuar të regjimit serb në Kosovë dhe Metohi gjatë viteve 1998 dhe 1999 është i njëjtë sikur Shteti Islamik  ose Al Kaeda të gjykojnë kombet tjera. Udhëheqësit e kësaj organizate terroriste, Veseli, Thaçi dhe Haradinaj, me propozimin e sponsorëve të tyre, e miratuan këtë rezolutë skandaloze”, është shprehur ai.

    Ndaj miratimit të kësaj rezolute gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se ndërkombëtarët duhet të reagojnë për këtë veprim të Prishtinës.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!