Komiteti për Çështje të Bashkimit Evropian (EUAC) i parlamentit të Estonisë dhe ministri i punëve të jashtme i vendit, Margus Tsahkna miratuan qëndrimin e rishikuar të qeverisë për zgjerimin e BE-së.
Në fund të takimit, komiteti ka thënë se ka vendosur që t’i vlerësojë përpjekjet e Kosovës për deskalimin e situatës në veri.
“Komiteti vendosi të njohë përpjekjet e Kosovës për të de-përshkallëzuar situatën në pjesën veriore të vendit dhe përafrimin vullnetar me sanksionet anti-ruse të Bashkimit Evropian”, u tha nga ky Komitet, raporton Klankosova.tv.
Po ashtu, Komiteti tha se ka vendosur që Estonia do të mbështeste fillimin e negociatave të pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe do të avokonte për përshpejtimin e procesit.
Ndërkaq, Estonia ka thënë se “është e gatshme të mbështesë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën nëse vendi përmbush kriteret e kërkuara në mënyrë të kënaqshme”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.