Ish-ministri, Ethem Çeku ka martuar vajzën e tij, Gresën me Shkëlzen Lekajn.
Në dasmën e çiftit të ri u pa edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka publikuar edhe disa fotografi në Facebook, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Haradinaj gjithashtu ka zgjedhur edhe një urim të veçantë për dy familjet, ndërsa ka treguar se me Ethem Çekun e bashkuan rrugët për çlirimin e atdheut.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Kënaqësi të jem në mesin e dy familjeve atdhetare Lekaj e Çeku.
Me Ethemin, na u bashkuan rrugët për çlirimin e Atdheut. Ishte organizator e luftëtar i dalluar për liri e çlirim. Kontribues i çmuar në të gjitha fazat e shtetformimit e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.
Sonte këto familje u bashkuan edhe më shumë nga çifti i ri, Shkëlzeni dhe Gresa.
Urime. Shumë fat e lumturi!
RH
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.