Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm përveç që kanë bastisur shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë ata kanë bastisur edhe shtëpinë e tij në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka konfirmuar bastisjet në shtëpitë e Krasniqit, duke thënë se po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), shkruan Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se informacione më të detajuara do të jepen më vonë.
Jakup Krasniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.
Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.
Ai ishte Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.
Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.