×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX bëhet me shef të ri

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 19:55

    Shef i ri i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të jetë suedezi Lars-Gunnar Wigemark.


    Sipas njoftimit të këtij misioni, mandati i tij do zgjasë nga 1 dhjetori deri më 14 qershor 2020.

    “Z. Wigemark, shtetas i Suedisë, më përpara ka qenë Shef i Delegacionit të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Përfaqësues Special i BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në njoftim.

    “Si Shef i ri i Misionit EULEX Kosova, ai do ta drejtojë mbështetjen e këtij Misioni për institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugëtimin e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim të plotë me praktikat më të mira të BE-së”, thuhet në fund të njoftimit.

    Misioni i EULEX-it ka filluar punën në Kosovë në vitin 2008 në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.

    EULEX-i mbështetet nga të gjitha 28 Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga pesë shtete kontribuuese (Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!