Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, ka sponsorizuar lajmin ku në dhjetor të vitit 2015 ish kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons thoshte se EULEX-i ishte efektiv.
Ky rikujtim nga EULEX-i vije pas deklarimeve të bëra dje nga vet Simmons para anëtarëve të Komisionit për Legjislacion ku ndër të tjera thoshte se misioni i BE-së për sundimin e ligjit ka pasur objektiva politike në Kosovës.
“Simmons filloi të pretendonte se disa gjyqtarë të caktuar kishin bërë shkelje vetëm pasi kundër tij kishin filluar disa procedura disiplinore”, thuhet në reagimin e EULEX-it.
Tutje, misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë në reagimin e tyre thonë se Simmons e bëri këtë thjeshtë për ta shmangur vëmendjen nga hetimet e zhvilluara kundër tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.