Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Kjo është konfirmuar edhe nga Gjykata Speciale përmes një komunikate.
Ndërkohë policët kosovarë kanë rrethuar banesën e tij në qendër të Prishtinës ku po kryhet bastisja dhe e cila është afër selisë së PDK-së.
Hetuesit e ZPS-së janë parë në parkingun e PDK-së. Përmes tij ata kanë shfrytëzuar një dalje, e cila lidh hyrjen e ndërtesës ku banon kryetari i PDK-së dhe selinë e kësaj partie.
Në rrugët me të cilat kufizohen selia e PDK-së dhe ndërtesa e banimit të Veselit, ka zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Deri tash nuk ka ndonjë konfirmim nga zyrtarë të PDK-së nëse pritet të bastisen edhe zyrat e kësaj partie.
Dje, kryetari i PDK-së u dërgua në Hagë, pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.