×
  • Lajme
  • Lajme / 9 shkurti

    EULEX po monitoron situatën e sigurisë në vend në këtë ditë zgjedhjesh

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 14:11

    Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka thënë se janë duke monitoruar situatën e sigrisë në mbarë Kosovë sot në ditën e zgjedhjeve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Barbano theksoi se fokusi i tyre është tek komunitetet jo shumicë.

    “Aktualisht në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet. EULEX-i, përmes patrullave të tij tokësore të mbikëqyrura nga Qendra jonë për Situata dhe Koordinim, është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, veçanërisht duke u fokusuar në komunitetet joshumicë”, ka shkruar në “X”, shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

    Ai bëri të ditur se në mëngjes vizitoi Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u pritën në takim nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula.

    “EULEX-i është i përkushtuar të monitorojë dhe mbështesë institucionet e RoL-së së Kosovës duke siguruar që secili mund të ushtrojë lirisht të drejtën e tij për të votuar”, ka shkruar Giovanni Pietro Barbano.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!