×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX reagon për ish-gjyqtarin që tha se do t’i tregojë “shkeljet” e këtij misioni në Kuvendin e Kosovës

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 14:54

    Ish-gjyqtari i misionit ndërkombëtarë të EULEX-it, Malcolm Simmons, ua ka dërguar një letër deputetëve të Komisionit për legjislacion, me datë 16 korrik, ku ka kërkuar që të raportojë lidhur me disa informacione.


    E në lidhje me këtë ka reaguar EULEX, duke thënë se nëse kjo është e vërtet nuk do të jetë hera e parë që Simmons ka bërë përpjekje që ta paraqesë versionin e tij, të njëanshëm dhe të pavërtetuar të shkeljeve të pretenduara gjatë kohës sa ai ishte gjyqtar në Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit.

    “Para së gjithash, duhet të theksohet se z. Simmons ka refuzuari të bashkëpunojë me një ekip hetimor të udhëhequr nga një gjyqtar në pension i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili u krijua për ta hetuar shkallën e shkeljeve të mundshme të raportuara nga z. Simmons. Kur atij iu dha mundësia për t’i mbështetur pretendimet e ndryshme të tij, z. Simmons nuk mundi t’i ofrojë ekipit hetues ndonjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tij”, thuhet në komunikatë.

    Tutje theksohet, se në vitin 2016, një hetim i pavarur i drejtuar nga një ish-gjyqtar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me pretendimet për shkeljet e mundshme nga Simmons në tre çështje individuale gjatë kohës së tij si gjyqtar në Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit u hetuan dhe u përfunduan.

    Në të tre rastet, me këshillat e bordit disiplinor u pajtuan autoritetet përgjegjëse dhe ato iu komunikuan Simmons dhe autoritetit dërgues të tij, pra Mbretëria e Bashkuar, i cili e kishte punësuar Simmons gjatë kohës sa ishte gjyqtar në Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit. Vendimi përfundimtar lidhur me masat të cilat duhej ndërmarrë si përgjigje ndaj këshillave të bordit disiplinor lidhur me shkeljet e Simmons i takon autoriteti dërgues të tij në Mbretërinë e Bashkuar.

    “Në vitin 2019, z. Simmons inicoi procedurë ligjore para Tribunalit të Punësimit në Mbretërinë e Bashkuar kundër punëdhënësit të tij në MB në të cilën ai përsëri iu referua po këtyre pretendimeve kundër Misionit të BE për Sundimin e Ligjit. Tribunali i Punësimit, i cili është një Gjykatë Britanike, e hodhi poshtë kërkesën e z. Simmons që në këto procedura të merrte pjesë edhe Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit”, përfundon komunikata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!