×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti austriak e pyet Lajçakun për Kosovën: Kur do të tregojë rezultate përpjekja jote, çfarë ke arritur deri tani?

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 12:27

    Eurodeputeti austriak Lukas Mandl i ka replikuar Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në rrjetin social Twitter se kur do të shënojë rezultate konkrete nga angazhimi i tij në dialogun Kosovë-Serbi.

    Mandl e ka pyetur Lajçakun se çfarë ka arritur sa i përket njohjes së Kosovës nga 5 shtetet e BE-së dhe nga Serbia.

    “Në rregull. Kur do të tregojë rezultate përpjekja jote? Çfarë ke arritur deri tani sa i përket njohjes nga pesë shtete anëtare dhe nga Serbia në mënyrë që të vendoset normalizim në kontakt dhe ndërveprim? Njerëzit e Evropës meritojnë rezultate”, ka shkruar Mandl.

    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!