×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti austriak: Është vështirë që Thaçi t’i kryejë detyrat tani

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 16:19

    Tani Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet dhe perspektivë evropiane dhe Presidenti Hashim Thaçi dhe parlamenti në Prishtinë duhet të vlerësojnë nëse Thaçi mund t’i kryejë detyrat e tij gjatë procedurës kundër tij.


    Kështu ka thënë eurodeputeti dhe politikani austriak, Lukas Mandl.

    Në një deklaratë, politikani austriak theksoi se anulimi i terminit, përfshirë edhe takimin e planifikuar për të shtunën me Presidentin e Serbisë në Washington, jep arsye për të konkluduar se kryerja e detyrave të tij paralelisht me procedurën kundër tij është e vështirë, raporton Tanjug.

    Ndryshe, Thaçi së bashku me Veselin dhe 8 të tjerë po akuzohen nga Gjykata Speciale për rreth 100 vrasje të pretenduara, duke përfshirë edhe ato politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!