Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovës është çështje urgjente dhe e rëndësishme.
Mandl i cili ka qënë shef i misionit vëzhgues për zgjedhjet lokale në Kosovë, ka përmendur se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave, ndërsa ka theksuar se edhe në programin e qeverisë së Gjermanisë përmendet në mënyrë eksplicite kjo çështje.
“Në programin qeverisës të Gjermanisë në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohës dhe duhet mbështetje e plotë parlamentare”, ka shkruar Mandl në një postim të TWitter.
Das Regierungsprogramm in D nennt explizit die #Visaliberalisierung für den #Kosovo. Diese ist dringend & wichtig. Die Kriterien sind lange erfüllt, @Europarl_EN & @EU_Commission haben längst zugestimmt. Hier volle parlamentarische Unterstützung, #Ampel!https://t.co/qhgZk7hSQ2
— Lukas Mandl (@lukasmandl) November 25, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.