Anëtari i Parlamentit Europian, Lukas Mandl, iu ka bërë thirrje udhëheqësve kosovarë që të luftojnë koronavirusin dhe jo njëri-tjetrin.
Eurodeputeti austriak tha se në këto periudhë të vështirë Qeveria duhet të qëndrojë dhe jo të ketë një krizë politike.
“Zyrtarët e Kosovës duhet të rrinë bashkë në këto periudha të vështira dhe të mos e rrëzojnë Qeverinë e në vend të saj të krijojnë një krizë politike. Të kapërcejnë vështirësitë për hir të armikut tonë të përbashkët. Përmbusheni premtimet e juaja. Mos e luftoni njëri-tjetrin. Luftoni koronën!”, ka shkruar ai në Twitter.
#Kosovo-officials should stick together at these difficult times, to keep the gvt instead of producing a political crisis, to overcome difficulties for the sake of our common enemy (#covid19rks #covid19)#FulfilYourPromises #DontFightEachOther #FightCorona#pandemic #crisismode
— Lukas Mandl (@lukasmandl) March 20, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.