×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti austriak publikon foto nga takimi me Zemajn

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 17:07

    Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl ka vizituar Ambasadën e Kosovës në Vjenë ku është takuar me ministrin Armend Zemaj.


    Mandl ka postuar një fotografi në Twitter me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, ku ka treguar për bisedën që ka pasur me këtë të fundit.

    Ai në përshkrimin e fotografisë ka shkruar edhe fjalën shqipe ‘Faleminderit’

    “Një shkmëbim i shkëlqyeshëm me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemajn në ambasadën e Kosovës në Austri. Faleminderit ambasadorit Lulzim Pllana për mbajtjen e bisedës tonë në kohë mbi luftën kundër pandemisë dhe shumë çështje të tjera shëndetësore. Faleminderit”, ka shkruar eurodeputeti Mandl.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!