Deputeti i Parlamentit Evropian, Tonio Picula, në një intervistë për median kroate “24sata” ka folur për politikën e Serbisë karshi Bashkimit Evropian, raportet me fqinjët dhe synimet e Serbisë për “botën serbe”.
Siç shrkuan media “etv.me”, Picula ka thënë se kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, është duke e përdorur Bashkimin Evropian si bankomat.
Politikani kroat ka deklaruar se nëse do të mbahej ndonjë referendum për hyrjen e Serbisë në BE, nuk do të ishte befasi të kishte rezultat spektakolar, meqë Serbia po mbahet me Rusinë dhe Kinën.
Picula ka thënë se Serbia nuk mund të hyjë në Evropë derisa nuk e njeh Kosovë si shtet dhe nuk heq dorë nga politika e botës serbe.
“Nëse nesër do të organizohej një referendum për hyrjen e Serbisë në BE, nuk duhet pritur një rezultat spektakolar. Vuçiq po e përdor BE-në si bankomat “ ka thënë Picula, i cili beson se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së derisa të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë dorë nga politika e botës serbe./Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.