×
  • Lajme
  • Lajme / Mesazhi

    Eurodeputeti Reuten: Kosova të mos bjerë në provokime të Serbisë, s’duhet lejuar që kjo të ju udhëheqë agjendën tuaj

    Reporteri
    22 Mars 2025 | 20:11

    Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar që NATO-ja t’i përkrahë institucionet e Kosovës në kryerjen e detyrave.

    Aii tha se në Kosovë gjithmonë ekziston rreziku i provokimit nga ana e Serbisë, duke tentuar të lidhin një çështje me një tjetër.

    “E dimë këtë gjë, dhe e kemi parë këtë paraprakisht. Madje kemi parë edhe sulme në territorin e Republikës së Kosovës, që të hiqet vëmendja nga zhvillime të brendshme në Serbi. Gjithmonë duhet të jemi gati, por unë shpresoj dhe u bëj thirrje miqve tanë në Kosovë që të mos provokohen dhe të mos lejohet që kjo të ju udhëheq agjendën tuaj”, u shpreh mes tjerash ai.

    Më tutje, eurodeputeti Reuten tha se është e rëndësishme që Kosova të investojë në raportet bilaterale me shtetet anëtare të BE-së, në mënyrë që të fokusohen në reforma në vend “e të mos provokohen nga veprime që gjithnjë mund të ndodhin”.

    “Duhet të qëndrojmë së bashku në këtë: të shmangim çdo tension të panevojshëm në raporte të ndryshme. Kjo nuk do të thotë se raporti në fjalë nuk do të mbetet i zorshëm për një kohë. Por shpresoj që qasja e emisarit të ri për dialogun Kosovë-Serbi, mund të çojë te rezultate më ndryshe”, deklaroi eurodeputeti holandez, Thijs Reuten.

    Ai në Klan Kosova tha se është e nevojshme një qasje tjetër në procesin e dialogut sepse, siç u shpreh, “qasja që e kishim deri tani nuk na solli rezultatet që ne po shpresonim”.

    Po ashtu, eurodeputeti Reuten tha se duhet të procesohet aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!