Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon ka kërkuar që qytetarëve të Kosovës t’iu sigurohet liberalizimi i vizave.
Von Cramon ka thënë se kjo gjë është dashur të ndodhë qëmoti.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën është dashur të ndodhë moti. Secili e di këtë gjë. Ajo ka shtuar Këshilli Evropian duhet t’ia japë dritën e gjelbër qeverisë në Kosovë rreth kësaj çështjeje të rëndësishme, “sa më shpejtë të jetë e mundur. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Van Cramon po njihet si kritike e ashpër e rrëzimit të Qeverisë dhe zërave për një marrëveshje përfundimtare nën mbikëqyrjen e Amerikës, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.